Shënimin e Ditës Botërore të Autizmit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e vazhdoi me vizitën në qendrën e Asociacionit Nacional të Autizmit në Kosovë (ANAK).
Aty, pati rastin të takoj dhe të bashkëbisedoj me stafin e ANAK, si dhe me prindërit dhe fëmijët që vizitojnë rregullisht këtë qendër. Ai dëgjoi nga afër tregimet, nevojat, sfidat, sukseset dhe dëshirat e tyre.
Kryeministri foli për solidaritetin e qeverisë dhe angazhimin e saj për të hequr stigmatizimin e fëmijëve me autizëm, dhe në të njëjtën kohë për mbështetjen institucionale të personave me aftësi të kufizuara përmes masave të punësimit si ajo 1.6 e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, angazhimit të 100 asistentëve për fëmijë në shkolla vitin e kaluar, nismave ligjore dhe mbështetjes financiare për organizata jo-qeveritare.
“Qeveri e Republikës së Kosovës në vazhdimësi angazhohet në krijimin e kushteve të përshtatshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat e jetës për personat me aftësi të kufizuar”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit./Arbresh.info/
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?