Djegia e veturave, Hovenier: Qeveria të mbrojë qytetarët dhe të sigurojë llogaridhënie për këto vepra kriminale

16:06 | 2 Prill 2023
E.H

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se SHBA-të vazhdimisht kanë dënuar djegien e veturave në veri.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka pohuar se Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të mbrojë qytetarët e saj.

“SHBA-të vazhdimisht e kanë dënuar djegien kriminale të veturave në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie për këto vepra kriminale”, thuhet në postimin e ambasadori, përcjell Arbresh.info.

Ndryshe, deri tani rreth 10 vetura janë djegur në veri të vendit, të cilat janë regjistruar me targa të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme