I braktisur nga shqiptarët, të cilët janë larguar nga qyteti për arsye të perspektivës, duke emigruar edhe jashtë vendit, e më pas i populluar nga maqedonas dhe komunitetet tjera.
Ky është qyteti i Ohrit në Maqedoninë e Veriut, ekzistenca e të cilit daton që prej kohës së Ilirisë, raporton “Arbresh.info”.
Ohri, njëri nga qytetet më të bukura në Ballkan dhe një nga vendet më të preferuara për tu vizituar nga turistët, që shumë prej tyre vijnë edhe nga Kosova.
Qyteti ka pjesën e vjetër të saj që është afër kalasë dhe pazarit të vjetër.
Liqenin përrallor që është me plotë me zogj të ndryshëm, mjellma dhe pulëbardha, si dhe shëtitoren e qytetit, e cila gjithmonë është plotë turisë.
Gjatë një vizite që i bëmë këtij qyteti të natyrore e arkitekturore, takuam një grup vizitorësh që kishin ardhur nga Peja për të kaluar një fundjavë.
Ata na treguan se janë të befasuar me bukurinë, peizazhin dhe ngrohtësinë që t’i jep Ohri, raporton “Arbresh.info”.
Dardani dhe Bledari, pasi kishin vizituar Strugën, kureshtja i kishte shtyrë që të vijnë edhe këtu.
Ky qytet është i mbushur me kisha ortodokse dhe xhamia të myslimaneve, që kryesisht janë të vendosura në anën lindore dhe veriore, përkatësisht afër pazarit kryesor të Ohrit.
Gjatë shëtitjes nëpër qytet, gjithandej dëgjohen qytetarët duke folur maqedonisht, turqisht e shumë pak, apo fare mund ta dëgjosh gjuhën shqipe.
Nga ata pak shqiptarë që jetojnë e veprojnë në Ohër, ne takuam Gajur Kaba, biznesmen nga Struga, të cilin puna e lidh me këtë qytet fantastik.
Për, “Arbresh.info”, Kaba na tregon më shumë për qytetin e Ohërit.
Shqiptarët e Ohrit, ndjehen të braktisur nga politikanët shqiptarë. Për problemet me të cilat ata përballen, shqiptarët nuk ka adresë të saktë për ankesa, pasi aty rrallë shihen përfaqësuesit e partive politike.
Për atë se si zhvillohet jeta këtu dhe cila është situata aktuale në këtë qytet, e tregon më së miri për ne Nexhmi Mena, qytetar nga Ohri.
Mena, tregon pak edhe për Naumin dhe Stefanin të cilët thotë se ishin shqiptarë ortodoksë. Po ashtu ai tregon se edhe kishat ortodokse maqedonase, dikur i përkisnin ortodoksëve shqiptarë ,por të cilat tash janë përvetësuar nga maqedonasit.
Ai për ‘Arbresh.info’ flet edhe për vështirësitë që i kanë shqiptarët që jetojnë në Ohër.
Të kujtojmë se qyteti i Ohrit ka mbi 60 mijë banorë, ku përafërsisht 80 për qind të tyre janë maqedonas ndërsa 7 deri në 8 për qind janë shqiptarë, apo në numër afër 4 mijë. /Arbresh.info/ Pleurat Salihu/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës