Familjarët e Thaçit dhe Veselit i prijnë Marshit për Drejtësi

14:50 | 2 Prill 2023
A Z

Sheshet e Prishtinës janë mbushur me numër të madh të qytetarëve nga e gjithë Kosova për të marshuar për drejtësi.

Familjet e dy prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, janë parë t’i prijnë Marshit të sotëm për Drejtësi.

Bashkëshortja e ish-presidentit Thaçi, Lumnija bashkë me djalin e tyre Endritin, janë parë pranë bashkëshortes së ish-kryeparlamentarit Veseli, Violetës, dhe vajzës së tyre Ritës, duke marshuar drejt shesheve në kryeqyetet.

 

 

Të ngjashme