Google ADS

“Polici inteligjent”, ndëshkuesi i shoferëve rebel

14:06 | 2 Prill 2023
A Z

Matja e shpejtësisë së veturave asnjëherë nuk ka qenë më e lehtë dhe më praktike.

Kjo për shkak të veturave inteligjente që Policia e Kosovës ka mbi shtatë muaj që i përdor në çdo pjesë të vendit, raporton “Arbresh.info”.

Ato bëjnë matjen e shpejtësisë dhe identifikimin e kundërvajtësve në komunikacion, përmes aparaturave që i kanë të instaluar brenda në veturë.

Vetura sheh në 360 shkallë, për ta bërë kështu të pamundur ikjen nga radari i saj të ndonjë shoferi, i cili nget veturën mbi shpejtësinë maksimale të lejuar.

Procedura prej matjes së shpejtësisë e deri te shqiptimi i gjobës për shoferët, fillon me caktimin e shpejtësisë së lejuar në aparat, duke filluar më pas me matjen e shpejtësisë së veturave që tejkalojnë limitin e përcaktuar në shenjën rrugore dhe në pajisje.

Në momentin që dikush tejkalon shpejtësinë, vetura e identifikon duke u bazuar në numrin e targave, dhe kështu, polici lajmëron patrullën policore që qëndron në lokacion tjetër, dhe patrulla atje e ndal shoferin i cili ka bërë kundërvajtje.

Pamje kur polici me radiolidhje e lajmëron patrullën, tregon numrin e targave

Tejkalimi i shpejtësisë dëshmohet përmes fotografisë së realizuar nga vetura dhe e njëjta printohet, në mënyrë që t’i ofrohet si dëshmi shoferit.

Kështu shqiptohet gjoba bazuar në shkeljen që ka bërë ngasësi i veturës.

Pamje me zë kur polici e shkruan gjobën dhe më pas i dorëzohet shoferit

Për këtë sistem të patrullimit me vetura inteligjente, Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi,  për “Arbresh.info” tregon se me këto vetura edhe aksidentet në trafik janë më të pakta, që prej kohës kur ato kanë dalë në terren.

DEK 1 – Video 96: 02:03 – 02:55

Rexhepi tregon se përpos rrugëve me potencial për shpejtësi të lartë dhe atyre ku ndodhin shpesh aksidente, veturat e mençura mund të shihen kudo, me qëllimin e vetëm, zvogëlimin e numrit të aksidenteve.

DEK 2 – Video 96: 03:05 – 04:06

Ndryshe, bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, vërehet se në vitin 2021 ka pasur 99 aksidente me fatalitet në vend, teksa më 2022, pra në vitin kur edhe ka filluar përdorimi i veturave inteligjente, janë 95 të tillë.

Edhe numri i aksidenteve totale në vitin 2022 ka qenë më i vogël se në vitin paraprak. Pra, në vitin 2021 kanë qenë plot 480 aksidente më shumë se në vitin që sapo kemi lënë pas.

Në këtë periudhë kohore në masë të madhe ka edhe rritje të aktivitetit policor në trafik, me plot 162 mijë tiketa të shqiptuara më shumë se në vitin 2021./Arbresh.info/Emir Abduramani/

Të ngjashme