Peja ka mposhtur edhe Rahovecin me rezultat bindës 68:103, në javën e 28-të të Prince Caffe Superligës.
Çereku i parë ishte më i barabartë dhe përfundoi 14:18.
Pejanët treguan formën e tyre të mirë në dy çerekët në vazhdim, ndërsa në dhjetë minutat e fundiy menaxhuan epërsinë, për të mos e rrezikuar fitoren dhe për të triumfuar bindshëm 68:103.
Më të mirët te vendasit ishin Jack Pagenkopf me 16 pikë e shtatë asistime dhe Gary Blackston me 18 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te mysafirët pesë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore duke dhënë kontributin e tyre në këtë fitore: Thomas 16, Arti Hajdari e Alban Veseli nga 15, Tate 14 dhe Joseph 12.
Rahoveci i mbylli garat e rregullta në vendin e tetë me katër fitore e 24 humbje, ndërsa Peja siguroi gjysmëfinalen e “Play-off”-it me 21 fitore e shtatë humbje.
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...