Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i është bashkuar marshit “Liria ka Emër” i cili do të mbahet nesër në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.
Rama përmes një postimi në “Facebook”, tha se me besimin e thellë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë po marshojmë për t’i rikujtuar publikut vendas dhe atij ndërkombëtar se krimet e Serbisë mbi popullin e Kosovës kanë mbetur të pandëshkuara dhe se kriminelët janë të lirë.
Postimi i plotë:
Me besimin e thellë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë e lindur nga populli, marshojmë edhe që t’i rikujtojmë publikut vendas dhe atij ndërkombëtar se shumica dërrmuese e krimeve çnjerëzore të kryera gjatë kohës së luftës nga aparaturat shtetëtore e paramilitare të Serbisë mbi popullsinë civile të Kosovës mbeten të pandëshkuara, e rrjedhimisht përqindja më e madhe e kryesve të atyre krimeve padrejtësisht të lirë. Prandaj, nesër #MarshojmëPërDrejtësi për viktimat e luftes!
Marshi do të mbahet këtë të diele me 2 prill prej orës 14:00 në Sheshin Zahir Pajaziti. /Arbresh.info/
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese
Kurti u takua me Alam, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ...