Olta Gixhari ka vendosur të largohet nga “Big Brother VIP Albania” dhe arsyeja është malli për djalin e saj.
“Jam djegur nga malli për të dhe në këtë moment nuk ka finale në botë që të më bëjë të ndryshoj mendje”, tha Olta.
Pas largimit nga shtëpia, aktorja pasi shkoi në studio tha se e ka prioritet familjen e saj. Aktorja tha se ende nuk e beson që ka ndenjur aty për 100 ditë.
“Prioriteti im është djali dhe familja ime, unë e kam fituar Big Brother. Kjo ishte aventura më e çmendur në jetën time, zgjedhja më e çmendur, nuk më besohet që kam qenë pjesë e Big Brother, një ëndërr për mua, kam luajtur me gjithë energjinë time”, u shpreh Olta.
Ajo kërkoi ndjesë nga çdo banorë që mund ta ketë bërë të ndihet keq.
‘Kërkoj ndjesë, i kërkoj ndjesë çdo banori që mund ta kem bërë të ndihet keq me dashje, ose padashje.Dua që të lëmë pas çdo gjë që ka ndodhur brenda shtëpisë, e ti japim njëri tjetrit një përqafim të ri”, tha Olta./Arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë