‘Jam djegur nga malli për djalin tim’, Olta tregon arsyet e largimit të saj

21:39 | 1 Prill 2023
K.B

Olta Gixhari ka vendosur të largohet nga “Big Brother VIP Albania” dhe arsyeja është malli për djalin e saj. “Jam djegur nga malli për të dhe në këtë moment nuk ka finale në botë që të më bëjë të ndryshoj mendje”, tha Olta.

Ajo ka shprehur mungesën e djalit dhe shpesh ka pasur gjendje të rënduar emocionale. Olta ka thënë se para se të jetë lojtare e Big Brotheri-t, është nënë dhe familja për të është gjëja më e shenjtë.

“Hyra këtu që të luaj, që të bëj historinë time, të krijojë kujtimet më të bukura të jetës sime dhe mendoj që ja dola. Amari është i imi, unë e di se sa e dua, se sa më mungon. Në këto momente jam e djegur nga malli për të. Është një nga vendimet më të vështira”, tha aktorja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme