Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se serbi i arrestuar sot në veri të Kosovës, i cili dyshohet se plagosi dy zyrtarë policor dhe dogji disa vetura me targa RKS, është pjesë e strukturës kriminale të ashtuquajtur “Mbrojtje Civile”.
Sipas Sveçlës, për serbin e arrestuar sot, organet e sigurisë kanë dëshmi për përfshirjen e tij në sulme ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës.
“Secili që si individ apo si pjesë e grupeve kriminale të dirigjuara nga Beogradi ka kryer çdo lloj akti kriminal me qëllim të destabilizimit të vendit tonë, do të identifikohet dhe sillet para drejtësisë”, është shprehur Sveçla.
I arrestuari sot akuzohet për disa vepra penale, “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”, “vrasje në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
Kujtojmë se në dy ditët e fundit në veri të vendit janë djegur gjashtë vetura, ku pesë prej tyre ishin me targa RKS dhe një me targa ilegale.
Secili që si individ apo si pjesë e grupeve kriminale të dirigjuara nga Beogradi ka kryer çdo lloj akti kriminal me qëllim të destabilizimit të vendit tonë, do të identifikohet dhe sillet para drejtësisë./Arbresh.info/
lexo edhe:
Arrestohet serbi i dyshuar që plagosi zyrtarët policorë dhe dogji veturat me targa RKS
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve