“Ringjallet” Ballkani, Prishtina rikthehet me fitore në “Fadil Vokrri”

17:02 | 1 Prill 2023
Orgesa Haziri

Pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve, Superliga e Kosovës është rikthyer me përballje interesante.

Të shtunën u zhvilluan tri ndeshje.

Ballkani, Llapi e Prishtina triumfuan si vendas, duke siguruar nga tri pikë.

Skuadra nga Suhareka shënoi nga një gol në secilën pjesë për të fundosur Gjilanin dhe për të siguruar fitoren e parë pas gjashtë ndeshjeve.

Korenica në minutën e 20-të dhe Rrahmani në të 60 e rikthyen Ballkanin te fitorja.

Kampionët e Kosovës marrin kryesimin e tabelës ne 54 pikë, kurse Gjilani mbetet në vendin e dytë.

Fitore shënoi edhe Llapi me një gol të shënuar ishte i mjaftueshëm për të mposhtur Malishevën.

Rivera ishte ai që ia dha tri pikë skuadrës nga Podujeve.

Pavarësisht fitores Llapi mbetet në vendin e pestë, kurse Malisheva renditet e shtata.

Prishtina arriti të siguroj një fitore bindëse përballë Trepçës 89.

Muja ia dha epërsinë skuadrës mysafire në minutën e 31.

Por, Prishtina u rikthye në pjesën e dytë, duke shënuar katër herë me anë të Prapashticë, Pllanës që shënoi dy herë dhe Shefitit./Arbresh.info/

 

 

Të ngjashme