Memli Krasniqi marshon në Marshin për Drejtësi nesër

15:40 | 1 Prill 2023
K.B

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka njoftuar se nesër do të dalë të marshojë në marshin për drejtësi, i organizuar nga kolegia e tij, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli.

Krasniqi tha se bashkë me mijëra qytetarë do të takohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

“Nesër, me 2 prill, nga ora 14:00, bashkë me mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova, do të takohemi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, që të Marshojmë për Drejtësi” shkroi Krasniqi në “Facebook”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme