Së fundmi, e ardhmja e Carlo Ancelottit ka qenë diskutimi në shumë media, të cilat vazhdimisht e lidhin teknikun italian me stolin e Kombëtares së Brazilit.
Ederson i Manchester City dhe Vinicius i Realit publikisht shprehën dëshirën që ta kenë Ancelottin trajner te Brazili.
Tani, Ancelotti i është përgjigjur këtyre spekulimeve, duke e pranuar se Kombëtarja e Brazilit e dëshiron atë si trajner.
“Realiteti është që Kombëtarja e Brazilit më do mua, dhe kjo gjë më bënë të privilegjuar dhe tejet të lumtur. Nuk e njoh presidentin e Federatës Braziliane, por nëse ai do të flas me mua, do të isha i lumtur të takohesha dhe ta përshëndetja atë”, tha Ancelotti.
Por, Ancelotti tha se ai dëshiron që ta respektojë kontratën e tij me Realin, sepse ai i do shumë madrilenët.
“Por ka kontrata dhe unë dua që ta përmbush dhe ta respektojë kontratën time, sepse unë e dua, e dua shumë Real Madridin. Të pensionohem pas punës me Realin siç kam thënë në të kaluarën? Nuk mund ta konfirmoj atë ose ta them prapë sot. Do të qëndrojë këtu deri sa Reali të më lejon. Nuk është koha për të menduar për të ardhmen, ne mund të fitojmë tituj tani”, tha Ancelotti.
Brazili po pret për Ancelottin si kandidatin kryesor, dhe është i gatshëm që të pres deri në muajin qershor, pasi që propozimi qëndron për Carlon./lajminet
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...