Në 24-vjetorin e masakrës në fshatin Pastasellë të Rahovecit, sot u zbulua pllaka përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e rënë.
I mbijetuari i kësaj masakre Tahir Krasniqi u shpreh shumë i gëzuar për pllakën përkujtimore të martirëve dhe dëshmorëve në masakrën e Pastasellës, shkruan arbresh.info
Ai rikujtoi kohën kur në fshatin Pastasellë ishte mbushur me tanke të ushtrisë serbe. Duke treguar tmerret që kishte përjetuar fshati gjatë asaj mesnatë të 31 marsit të vitit 1999.
“Kjo pllakë ka vlerë sa të gjitha varrezat, sepse barbari serb na ka lënë turbullira. Aty afër kanë qenë 450 persona, gra e fëmijë tanket serbe ardhur nga guri i kuq dhe na kanë granatuar. Masakra ka filluar nga mesdita rreth orës katër dhe ka përfunduar në ora pesë për një orë na ka masakruar. Na kanë nda nga tre grupe, unë kam qenë i grupit të tretë na kanë dhënë nga dy “rafalla”. Shaqën dhe Beqirin i kam gjetur afër ujit dhe kështu duke ec janë mbledhur 13 persona gjallë”, tha Krasniqi.
Kryeministri, Kurti tha se krimi i Serbisë as nuk harrohet e as nuk falet, gjithashtu tha se kriminelët e kësaj masakre duhet të jenë prapa grilave.
“Ajo çka e bënë ketë masakër të Pastasellës ndër masakrat më të tmerrshme ne Kosovës. Kjo pllakë është këtu, këtu jeni të gjithë ju, ata kriminelët nuk janë këtu më dhe ju jeni dhe do të jeni gjithmonë këtu e kriminelët duhet të jenë prapa grilave qoftë në drejtësinë ndërkombëtare qoftë në këtë vendore. Krimi i Serbisë në Kosovë as nuk harrohet as nuk falet”, tha Kryeministri.
Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës të vitit 1999.
Në këtë masakër janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat tjera përreth.
Edhe sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’i kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas 22 vjetësh figurojnë të pagjetur.
Ndryshe, për vrasjen dhe masakrimin e 106 martirëve në këtë fshat, deri më tani nuk është dënuar asnjë serb që ka marrë pjesë në masakër. /Arbresh.info/
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...