Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Morinë 39-vjeçari

17:17 | 31 Mars 2023
K.B

Policia në Pikën Kufitare të Morinës ka arrestuar këtë të premte një shtetas kosovar i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

39-vjeçari akuzohet në shtetin belg për trafik kokaine. Interpol Tirana nisi punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Belgjikës me qëllim përballjen me drejtësinë.

“Shtetasi, B. G., 39 vjeç, është arrestuar në hyrje të territorit të Shqipërisë pasi rezulton person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Tentativë për posedim blerje ose transport të kokainës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar Kodi Penal i Belgjikës”, njofton policia./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme