Rrjeti i OJQ-ve AVONET: Presidentja ta zgjedh Kryeprokurorin, po e zvarrit procesin për teke personale

16:42 | 31 Mars 2023
K.B

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka kritikuar qasjen e presidentes Vjosa Osmani karshi zgjedhjes së Kryeprokurorit.

Përmes një komunikate, AVONET ka thënë se që nga fillimi e kanë përcjellur këtë proces dhe që nga atëherë e ka vlerësuar si transparent dhe të ligjshëm.

“AVONET thekson se një pozitë e tillë e rëndësishme në sistemin e drejtësisë nuk mund të vazhdoj të ushtrohet nga një Ushtrues Detyre, edhe pse ai ka luajtur rol shumë konstruktiv, por pozitat e tilla shtetërore të funksionit të lartë nuk mund të kenë realizim afatgjatë të objektivave në kuadër të Prokurorisë së Shtetit dhe duke pasur parasysh se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që tashmë të emërohet i propozuari nga KPK”, shkruan ndër tjerash .

Më poshtë edhe komunikata e plotë:

AVONET ka përcjellë nga fillimi procedurën për zgjedhjen e Kryeprekurorit të Shtetit, dhe që nga fillimi e ka vlerësuar një proces transparent dhe të ligjshëm.

Për më tepër zgjedhjen e tij veçse e kanë konfirmuar edhe Gjykata e Kosovës, e të cilat i kanë hedhur poshtë ankesat e të ankuarve në rastin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit.

Duke pasur parasysh se Blerim Isufaj qysh me 6 prill 2022 ishte përzgjedhur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të Shtetit, AVONET shpreh shqetësimin për vonesën e Presidentes së Kosovës që ta dekretoj z. Isufaj, sepse kjo paraqet mosushtrim të kompetencave nga Presidentja Osmani, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

AVONET kërkon nga Presidentja që të ushtroj kompetencat e saj dhe të dekretoj kandidatin e propozuar nga KPK për Kryeprokuror pasi që ky proces ka qenë i ligjshëm dhe transparent.

Poashtu, të gjitha arsyet për zvarritje kanë kaluar, sepse të gjitha kandidatët e pakënaqur kanë shterrur mundësitë ligjore nëpër gjykata dhe kjo zvarritje e dekretimit ka kaluar çdo limit të parë deri më tani në procesin e emërimit të Kryeprokurorit.

AVONET thekson se një pozitë e tillë e rëndësishme në sistemin e drejtësisë nuk mund të vazhdoj të ushtrohet nga një Ushtrues Detyre, edhe pse ai ka luajtur rol shumë konstruktiv, por pozitat e tilla shtetërore të funksionit të lartë nuk mund të kenë realizim afatgjatë të objektivave në kuadër të Prokurorisë së Shtetit dhe duke pasur parasysh se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që tashmë të emërohet i propozuari nga KPK./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme