Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj i ka shqiptuar gjobë në shumë prej 300 euro dhe 1 pikë negative shoferit i cili drejtori veturën në mënyrë të rrezikshme.
“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka identifikuar shoferin, i cili me datën 29.03.2023 tek nënkalimi i qytetit në Ferizaj drejtoi në mënyrë të rrezikshme automjetin e udhëtarëve BMW me targa vendore dhe me afat të skaduar të regjistrimit. Kjo ngjarje ishte postuar në rrjetet sociale”, thuhet në njoftim të policisë.
Shoferi e kishte pranuar kundërvajtjen e shkaktuar dhe si rrjedhojë e kësaj, policia i ka shqiptuar një gjobë sipas ligjit të komunikacionit, 300 euro dhe 1 pikë negative./Arbresh.info/
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...