Saga ndërmjet Real Madridit e Kylian Mbappes po vazhdon.
Pavarësisht se i refuzoi “Los Blancos” verën e kaluar, Mbappe shpreson të nënshkruajë me Real Madridin.
Diario AS ka shkruar se Mbappe ka qenë në kontakt me klubin për t’i bërë të ditur se është gati të nënshkruajë për ta, transmeton Arbresh.info.
Paris Saint-Germain nuk është i gatshëm të negociojë për të megjithatë, kështu që marrëveshja nuk do të bëhet deri në vitin 2024.
Viti i tretë i kontratës së tij do të hyjë në lojë vetëm nëse Mbappe vendos se dëshiron të qëndrojë.
Prandaj, Real Madridi do të presë deri në vitin 2024 në mënyrë që të nënshkruajë me Mbappe pa pagesë.
Ylli francez po kalon një sezon fantastik, pasi ka arritur të shënojë 31 gola në vetëm 33 ndeshje dhe ka dhuruar tetë asistime./Arbresh.info/
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...