Bislimi takoi delegacionin e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian

14:47 | 31 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës Besnik Bislimi, dje priti në takim delegacionin e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, të kryesuar nga Dimitris Dimitriadis, drejtor i zyrës për Marrëdhënie me Jashtë.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për medie.

Në të thuhet se në ky takim ishte produktiv dhe me vlerë në kuadër të diskutimit mbi agjendën evropiane të Kosovës, dialogun social në vend, zhvillimet dhe hapësirën për shoqërinë civile dhe të drejtat e punëtorëve, fusha këto në të cilat Qeveria u përgëzua nga delegacioni për reformat e ndërmarra, progresin dhe punën e zhvilluar.

Ata u shfaqën të impresionuar në lidhje me kornizën ligjore dhe mekanizmat e integruara sa i përket konsultimeve publike, përfshi ato në nivel lokal.

U diskutua edhe për mekanizmat për përkrahje të punësimit të rinjve përmes skemave si, ‘’Superpuna’’, punësimit të grave dhe skema të tjera të përkrahjes nga Qeveria.

Përmirësimi i përkrahjes financiare për OJQ-të, u përmend si objektiv i përbashkët, ku edhe partnerët tanë mund të kontribuojnë, sidomos tani që kemi një kornizë të fuqizuar për përkrahje nga fondet publike, duke veçuar nismat për financimin e organizatave dhe projekteve të të rinjve e për të rinjtë dhe po ashtu atyre në fushën e kulturës.

Tutje thuhet se Zëvendëskryeministri Bislimi foli edhe mbi integrimin evropian të vendit e proceset në të cilat po kalon Republika e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian./Arbresh.info/

Të ngjashme