Premier League zbulon trajnerin dhe lojtarin më të mirë për muajin mars

14:57 | 31 Mars 2023
Orgesa Haziri

Arsenal përveçse po e dominon Premier Leaguen në fushë, ata po triumfojnë edhe jashtë saj.

Trajneri i “The Gunners”, Mikel Arteta është shpallur trajneri i muajit në Premier League për herë të katërt këtë sezon, shkruan Arbresh.info.


Arteta e mposhti Unai Emeryn e Aston Villa, Roberto De Zerbin e Brightonit dhe trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Spanjolli tani e ka fituar këtë çmim gjashtë herë në përgjithësi dhe i duhet vetëm edhe një fitore për të barazuar rekordin e Jürgen Klopp për numrin më të lart të çmimeve brenda një sezoni.

Derisa, anësori i Arsenalit, Bukayo Saka, është shpallur lojtari më i mirë i muajit mars në Premier League.

Është hera e parë që Saka e fiton çmimin dhe hera e dytë këtë sezon që i shkon një lojtari të Arsenalit, pasi Martin Odegaardit iu dha çmimi për paraqitjet e tij përgjatë muajve të nëntorit e dhjetorit.

Reprezentuesi anglez shënoi tre dhe asistoi një tjetër teksa Arsenali fitoi të katër ndeshjet e tij në Premier League në mars./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme