Masakra e Pastasellës, Kurti: Janë vrarë 109 persona nga policia serbe vetëm se ishin shqiptarë

13:46 | 31 Mars 2023
A. B.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministria e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Rahovecit Ismail Latifi, morrën pjesë në zbulimin e Pllakës Përkujtimore të dëshmorëve dhe martirëve të rënë në masakrën në fshatin Pastasellë të Komunës së Rahovecit.

Kurti tha se në këtë ditë janë vrarë 109 persona nga policia serbe vetëm se ishin shqiptarë. Madje ai tha se ky projekt gjenocidal i ushtrisë serbe kanë pasur për qëllim të shfarosin shqiptarët, raporton arbresh.info

“Sot jemi këtu për ta ruajtur dhe kultivuar kujtimin e ushtruar nga gjenocidi serb i vitit 1998-1999. Me 31 mars të vitit 1999 policia serbe vrau 106 persona të pa armatosur këtu në Pastasellë për të vetmen arsye se ishin shqiptar. Nga kjo masakër kemi ende persona te zhdukur. Në kuadër të këtej projekti gjenocidal ushtria serbe e kishe përdorur si teknik dëbimit edhe terrorizimit të popullsisë shqiptarë dhe çrrënjosjen e saj nga Kosova nëpërmjet vrasjeve masive të civilëve të pa mbrojtur. Në pushkatim kanë marrë pjesë edhe fëmijë nga shtatë vjet deri 17 vjeç dhe kjo është bërë me qëllim që të rriturit dhe të moshuarit para se të vdisnin ti shihnin fëmijët e tyre duke masakruar” tha ai.

Kreu ekzekutiv tha se sot nderojmë dhe përkujtojmë të vrarët nga regjimi fashist dhe gjenocidit të Millosheviqit. Duke shtuar se ngritja e kësaj pllakate përkujtimore është si shenjë kujtimi, zotimi dhe kërkim për nxjerrë fajtorët para drejtësisë.

“Në këtë përvjetor të 24 të masakrës së Pastasellës ngritja e kësaj pllake përkujtimore pikërisht në vendin ku me 31 mars 1999 u vranë 106 persona është një shenjë dhe një zotim i yni ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës sonë për drejtësi. Thirrja jonë dhe gatishmëria jonë si qeveri për t’i ndjekur kriminelët serb të luftës duhet të hasë në interesimin urgjent dhe te vazhduar të Prokurorisë së Republikës së Kosovës”, shtoi ai.

Masakra e fshatit të Pastasellës është një nga masakrat më të tmerrshme të kryera nga forcat kriminale serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë të vitit 1999. 106 persona janë vrarë në të cilën edhe fëmijë 14 vjeçar, kurse 13 kanë mbijetuar nga kjo masakër. /Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme