Kosova dhe Norvegjia diskutuan për projekte të ndryshme të bashkëpunimit

11:09 | 31 Mars 2023
L G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në paraditen e sotme, takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Diskutuan për projektet e ndryshme të bashkëpunimit dhe për marrëdhëniet e mira dypalëshe.

Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin aktiv e të rëndësishëm të Norvegjisë përgjatë viteve, dhe veçanërisht për mbështetjen e saj në angazhimin e kuadrove profesionale dhe ekspertizë në institucionet e Kosovës./Arbresh.info/

 

Të ngjashme