Reparti i Pulmologjisë në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit ofron shërbime në kushte moderne, pas rinovimit të bërë muaj më parë.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Në këtë repart, thuhet se në dy muajt e parë të vitit 2023 janë trajtuar 104 pacientë me probleme pulmonare.
Trajtimin e këtyre pacientëve e kanë bërë 4 mjekë specialistë së bashku me 8 infermiere të këtij reparti. Tutje thuhet se sipas raportit të punës gjatë vitit 2022, gjithsej janë trajtuar 380 pacientë.
Brenda jave në këtë repart thuhet se trajtohen 14 pacientë, kurse brenda muajit deri në 55 pacientë./Arbresh.info/
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...