Celtics triumfon përballë Bucks

10:27 | 31 Mars 2023
Orgesa Haziri

Boston Celtics mposhti Milwaukee Bucks në përballjen e dy vendeve të para në NBA.

Celtics triumfuan me rezultat 140-99, kur Jayson Tatum shënoi 40 pikë, derisa Jaylen Brown shtoi 30.

Bostoni ndërtoi një epërsi 114-74 në tre periudha, duke bërë që trajnerët të pushojnë shumicën e titullarëve në çerekun e katërt.


Celtics në përballjen e radhës presin Utah Jazz të premten, shkruan Arbresh.info.

Buckets pavarësisht humbjes kryesojnë konferencën lindore, derisa Celtics janë në vendin e dytë.

Në ndeshjen e tyre të mëparshme këtë sezon, Celtics humbën 118-117 në Utah më 18 mars.

Nga ana tjetër Bucks Pret Philadelphia 76ers të dielën. Bucks janë 1-2 kundër 76ers këtë sezon, duke përfshirë një humbje 133-130 në shtëpi më 4 mars që ndërpreu serinë e fitoreve prej 16 ndeshjesh të Milwaukee-t./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme