Google ADS

Haradinaj kujton masakrën në Pastasel: Dora barbare nuk i kurseu as të miturit, gratë e pleqtë

09:26 | 31 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën në Pastasel të Rahovecit.

Ai përmes një statusi në facebook tha se dora barbare nuk i kurseu as të miturit, gratë e pleqtë.

“Kujtojmë motrat e vëllezërit tanë, që u martirizuan 24 vjet më parë në Pastasel të Rahovecit. Dora barbare, nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë. Përgjegjësit për këtë krim makabër mbesin ende të pandëshkuar. Përjetësisht të përulur para sakrificës së madhe, që kurrë nuk e harrojmë”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme