Sulmuesi i AC Milan, Zlatan Ibrahimovic ka pësuar një tjetër lëndim që pritet ta mbaj jashtë fushës së fushës së gjelbër për disa javë.
41-vjeçari u grumbullua me kombëtaren suedeze, por luajti vetëm në ndeshjen e parë të kualifikueseve për kampionatin Botëror.
Sipas, Sky Sports Italia testet mjekësore tregojnë se ai ka pësuar një lëndim muskulor dhe mund t’i humbas ndeshjet e prillit, përcjellë Arbresh.info.
Këtë stinor sulmuesi i ka humbur 21 ndeshje në Serie A deri më tani për shkak të lëndimeve.
Nga ana tjetër ai ka luajtur vetëm në katër përballje në Itali dhe ka shënuar vetëm një herë.
Milani është duke luftuar për një vend në top-katërshe.
“Rosonerët” janë pa fitore në tri ndeshjet e fundit dhe të dielën duhet të përballen me liderët e ligës, Napolin./Arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...