Google ADS

“Dardanët” përkrahin “Marshin për Drejtësi”, ftojnë qytetarët që tu bashkohen të dielën

22:36 | 30 Mars 2023
E.H

Grupi i tifozëve të Kombëtares së Kosovës “Dardanët” kanë dalë në përkrahje të “Marshit për Drejtësi”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Dardanët” përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, kanë ftuar të gjithë anëtarët që të marrin pjesë në marshin e organizuar për të dielën (2 prill) në sheshet e Prishtinës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët janë në paraburgim në Hagë, shkruan Arbresh.info.

Po ashtu, tifozët e Kosovës kanë bërë të ditur se do të kontribuojnë me pankarta dhe flamuj, të cilat do t’ua dorëzojnë organizatorëve të marshit.

Postimi i plotë:

Dardanët përkrahin “Marshin Për Drejtësi”, që nis të dielën në ora 14:00 nga sheshi Zahir Pajaziti tek ai Skënderbeu. Ftojmë të gjithë anëtarët tonë që t’i përgjigjen pozitivisht kësaj thirrje. Lufta për liri nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte e shenjtë. Prandaj, do të marshojmë të gjithë së bashku për drejtësi.

Ju lusim që t’i ftoni edhe familjarët dhe miqtë e juaj, që të gjithë së bashku t’i dalim zot kësaj kauze të përbashkët. Ejani sa më masivisht edhe me flamuj të UÇK-së, Kosovës, e flamuj kombëtar.

Po ashtu vullnetarisht do të kontribuojmë me pankarta dhe flamuj, të cilat do t’ua dorëzojmë organizatorëve të marshit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme