Google ADS

Përvetësoi barna në vlerë prej 50 mijë euro, i shiti tek një person tjetër – arrestohet 41-vjeçari

20:49 | 30 Mars 2023
E.H

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar sot një person, pasi dyshohet se ka keqpërdorur besimin.

Siç thuhet në njoftim, V.V., 41 vjeçar dyshohet se që nga shtatori i vitit 2022, duke keqpërdorë besimin, ka përvetësuar një sasi të barnave të cilat më pas i ka shitur te një person tjetër (vlera e përafërt e dëmit të shkaktuar është rreth 50,000 euro), përcjell Arbresh.info.

I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa policia është në kërkim të personit tjetër që mund të jetë i përfshirë në këtë rast.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme