Google ADS

Haradinaj takohet me ambasadorin finlandez, diskutuan për zbatimin e planit evropian

17:03 | 30 Mars 2023
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi se ka pritur sot në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se kanë diskutuar për modalitetet që Finlanda mund t’i japë në fazën e zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Arbresh.info.

“Diskutuam modalitetet që mund t’i japë Finlanda për fazën e zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, e udhëhequr nga BE dhe e përkrahur fuqishëm nga ShBA-të. E falënderova Ambasadorin Nissinen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës, veçanërisht në funksion të zhvillimit ekonomik dhe proceseve integruese”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme