Google ADS

LAJMI I FUNDIT/ Këta janë zyrtarët shtetëror që nuk kanë deklaruar pasurinë

16:14 | 30 Mars 2023
L G

Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,  ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli  si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, janë disa nga zyrtarët e lartë shtetëror, të cilët ende nuk kanë deklaruar pasurinë.

Kështu ka mësuar portali “arbresh.info” nga burimet e tij brenda Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Ndërkohë, vlen të theksohet se afati i fundit të deklarimit të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK),  për zyrtarët e lartë shtetëror përfundon nesër (e premte).

Emrat e zyrtarëve të cilët nuk deklarojnë pasurinë e tyre brenda afatit të caktuar ligjorë, dërgohen në prokurori, për tu përballur pastaj me organet e drejtësisë. /Arbresh.info/Pleurat Salihu/

Të ngjashme