Pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit të vitit 2021, Partia Liberale Egjiptiane (PDL), nuk arriti të fitonte ulëse në Kuvendin e Kosovës.
PLE në atë kohë nisi të ankohet se kishte parregullsi të mëdha në atë proces zgjedhur, kryesisht në komunat me shumicë serbe, pasi sipas tyre, aty kishte vota të orkestruara për partinë tjetër egjiptiane, e cila dyshohej se ishte e afërt me Listën Serbe, raporton “Arbresh.info”.
Votat që mori partia tjetër egjiptiane, bëri PLE-në të dyshojë se me prapavijë iu organizua humbja e ulëses në Kuvend.
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, kishte dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me votat nga ana e subjektit Romani Iniciativa, në vendbanimet me shumicë të komunitetit serb, në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.
Dy vjet pas, Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë ndonjë vendim rreth kësaj ankese.
Për mediumin online ‘Arbesh.info’, Berisha thotë se kur e ka dërguar ankesën në Gjykatën Kushtetuese më 13 prill të vitit 2021, e ka dërguar për t’i kontestuar dy vendimet e mëparshme, atë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), si dhe atë të Gjykatës Supreme, të cilat thotë se u përdorën dy standarde për ta dhe për partinë e deputetes së komunitetit boshnjak, Duda Balje.
“Në Gjykatën Kushtetuese e kam depozituar kërkesën pasi dy vendimet e mëparshme nga PZAP dhe Gjykata Supreme, për orkestrim të votave nga Lista Serbe, të cilat i pata bërë në atë kohe, dyshoj se kanë pasur dy standarde nga këto dy institucione. Për ankesën thuajse të njëjtë, këto dy institucione për partinë e deputetes Duda Balje, kanë marrë vendim tjetër, ndërsa për ne vendim tjetër. Dhe me 13 prill bëhen dy vite qysh prej se e kam dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese”, shprehet Berisha për ‘Arbresh.info’.
Ai thotë se përkundër interesimit që ka pasur gjatë këtyre dy vjetëve duke u dërguar e-maile zyrtare Gjykatës Kushtetuese, ende asnjë përgjigje definitive nuk ka marrë, por vetëm përgjigje të njëjtë se rasti është në shqyrtim dhe për çdo vendim do të informohen me kohë.
Berisha thotë se ende asnjë informim zyrtarë nuk ka marrë nga Gjykata Kushtetuese rreth vendimit për kërkesën.
Ai thotë se është në pritje të informimit nga Gjykata më e lart juridike në vend.
“Jo, ende nuk kam marrë asnjë njoftim dhe jam në pritje”, ka shtuar Berisha.
Sipas të parit të PLE-së ata pretendojnë ta marrin ulësen që ju takon në Kuvend, mirëpo nuk thotë që pas këtij vendimi do të rrëzohet presidentja shkaku që me votat e dy deputetëve ka marrë mandatin e të parës së shteti. /Arbresh.info/Pleurat Salihu/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...