Google ADS

Rama: Tjetër investim i qeverisë që lehtëson qarkullimin e automjeteve që lidhë edhe fshatrat e zonës së Korçës

14:36 | 30 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një postimi në facebook ka njoftuar rreth punimeve që po kryhen në ndërtimin e rrugës së re Mali-Lozhani Ri-Strelcë.

Rama tha se aktualisht është duke u punar në trotuare.

“Vijon puna për ndërtimin e rrugës së re Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë, një tjetër investim i qeverisë shqiptare që përveç lehtësimit të qarkullimit të automjeteve do të lidhë edhe fshatrat e zonës së Korçës me qendrat urbane, duke nxjerrë në pah natyrën panoramike dhe resurset turistike. Aktualisht po punohet me ndërtimin e trotuarit, i cili do të lidhë qytetin e Maliqit me Maliqin Fshat; ndërtimin e urës në kilometrin 6, ndërtimin e shtresave rrugore, mureve pritëse dhe tombinove rrethore”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme