Nga: Albrim Badallaj
Kuptimi metaforik dhe analogjik i këtij imazhi, mund ta përcaktoj mjaft mirë marrëdhënien mes injorancës dhe papërgjegjshmërisë, tek rasti i definimit të vijës kufitare me shtetin e Malit të Zi. Edhe pse ne kemi dëgjuar mjaftë shumë deklarata nga zyrtarë të lartë europian se Kosova nuk humb asgjë nga ky proces, ne nuk duhet t’i pranojmë si të tilla, pasi që asnjëri prej tyre nuk janë ekspert të kësaj fushe. Edhe nëse për hir të proceseve integruese duhet që ky proces të përfundojë sa më parë, është Mali i Zi atij që po i ngutet, meqë është drejt anëtarësimit në organizatën Euro-Atlantike, NATO.
Kosovës, edhe pse i duhet ta përmbush këtë parakusht për liberalizim të vizave, populli është i lodhur nga kjo maratonë e procesit integrues dhe tani nuk mund ti sakrifikoj të gjitha për një. Vendi ynë asnjëherë nuk ka pasur tokë së tepërmi dhe ka qenë ajo që ua ka siguruar bukën e gojës ndër vite, kur kishte një popull nën robëri e të pa shkolluar dhe që vet kjo tokë ishte fryma që i mbante gjallë proceset dhe idealet çliruese.
Në këtë pikë jam tejet Euro-skeptik për mos-seriozitetin e treguar nga pala e tretë ndërmjetësuese, si Europa, duke e ditur gjithmonë ndjeshmërinë e këtij procesi ndëretnik. Nga ana tjetër Mali i Zi, për shkak edhe të multietnicitetit që e ka brenda saj dhe frigjilitetit, ku shqiptarët e përbëjnë një numër të konsiderueshëm të popullsisë ( me mbi 30 mijë) dhe duke mos lënë hapësirë për ndonjë ekces, për shkak të Demarkacionit, ata deklaruan menqurisht se janë në gjendje të ulen e të gjejnë një zgjidhje sa më reale, të bazuar në fakte dhe arsyetime të logjikshme.
Tek pala shqiptare e Kosovës, si tek mazhoranca ashtu edhe tek opozita, mbizotëron një pasiguri sa i përket fakteve që i servojnë, duke e marrur vetë ata rolin e Komisionit të emëruar. Besoj që këto fakte i përdorin më shumë për replika politike, se sa realisht shqetësohen për situatën e krijuar. Politika shumë herë doli kontroverse e kundërthënëse, duke dalur para “kijeve”, siq njihet në zhargonin popullor dhe duke krijuar konfuzitet edhe më të madhë. Me ekspertizën e tyre, edhe Komisioni i përbërë nga disa profesorë të Gjeografisë dhe të Gjeodezisë, nuk patën veprime e deklarata të qëndrueshme, duke qenë lojal në një çështje ku ata duhej të ishin “profi”, sepse për të tilla punë e mbajnë titullin D-ërr M-ërr. Nëqoftëse koha e tregon që ky komision me vetëdije, apo edhe të joshur (përfshi këtu joshjet edhe nga ndërkombëtarët) kanë bërë lëshime dhe trillime, duhet të përfundojnë në burg për shkak se e kanë lënduar sovranitetin e vendit.
Ky vend nuk mund të lihet vetëm në dorë të disa ekspertëve, që janë aktualizuar falë pozitave që i kanë, pasiqë që ka shumë profesor të tjerë, konkretisht të Gjeodezisë, me renome ndërkombëtare, që ligjërojnë nëpër Universitete famoze, të cilët me vet-iniciativë kanë ftuar që pa asnjë përfitimi mund të kontribuojnë në këtë çështje. Njëri nga ta bile ka sjell një fakt tejet të kapshëm, ku ka vërejtur që e vetmja Zonë Kadastrale në Kosovë dhe ne Mal të Zi që në njërën anë, fillim e mbarim, ka vijë të drejtë është ajo mes kufirit të propozuar nga Komisioni qeveritar për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Një gjë e tillë po shihet që është “me kallauz”, duke qenë e vetmja Zonë që dallon nga të tjerat, duke e njohur natyrën e formave të parcelave tek ne, ku asnjëra s’ka formë gjeometrike të përpiktë. Ata kanë dashur që t’ua hapnin sytë duke e përmendur se mes dy shteteve, në vitin 1999, është vendosur Zona neutrale nga ushtarët e KFOR-it me rreth 5 km gjatësi, ku asnjëra pal nuk ka mundur ta kontrollojë atë pjesë dhe kjo ka qenë në territor të Kosovës, se vet shteti ynë ka qenë “lazëm” për shkak të sigurisë. Tek ky sqarim mos ta harrojmë që nuk ka pasur marrëveshje se zona neutrale ka qenë me lëshime të territorit nga dy palët, për arsye të lartëcekura.
Duke qen vetëm kufinjë administrativ dhe jo natyror, nga përvojat edhe të vendeve të tjera, por edhe të atyre të shtetit tonë në kufi me vendet fqinje, vija kufitare në territore malore zakonisht kalojnë nëpër maja të maleve e shkëmbinjëve dhe jo nëpërmjet lumit, ku në anën e Malit të Zi synohen të investohen qindra-miliona euro nga pala ruse, duke e shndërruar atë pjesë në vend turistik. Sado që Bashkësia Ndërkombëtare bënë presion në palën vendore tek ne, për lëshime, populli ynë ka treguar që vetëm në qoftë se në mënyrë jodemokratike përmes ndonjë vendimi ndërkombëtar vendoset ti mirren Kosovës mijëra hektarë, nuk mund të shtyhet, në të kundërtën derisa Komisioni të mos jetë i prerë dhe me argumente në definimin e kufijve, nuk ka kthim prapa.
Poqëse na kushtëzojnë edhe me mos liberalizim të vizave, kjo punë nuk është aq e thjeshtë dhe lehtë e kapërdishme. Kosova(populli i saj) kanë treguar në të gjitha sferat se janë meritor të jenë në familjen Europiane, por që vet Europa e ka zhaguar këtë proces duke e shndërruar Kosovën në një vend eksperimenti. Pa emocione, por me arsyetime faktike dhe reale demarkacioni nuk duhet të jetë një çështje ku politika mezi pret të involvohet për të marrur poena, e për të dalur para popullit si “shpëtimtarë”, gjë që din shumë mirë ta bëjnë, por duhet të jetë vendi ky eksportët e fushës së Gjeodezisë dhe Gjeografisë ta kenë fjalën e tyre dhe ti arsyetojnë titujt e gradat akademike e shkencore.
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...