MPB në Maqedoni të Veriut po vazhdon me hetimet për zbulimin e personave që kanë kërcënuar me bomba.
Ministri Oliver Spasovski, njoftoi se për momentin nuk mund të jep asnjë informacion deri ku janë hetimet, por se opinioni do të njoftohet në kohë për të gjitha, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Hetimet bëhen në institucione, e jo në media dhe opinion. Për momentin nuk mund të jap detaje. Është mirë të ndiqen informacionet që vijnë nga institucionet relevante. Tani ka shumë informata por edhe dezinformata”, tha Spasovski.
Ai shtoi se aktualisht është duke u hetuar një grup dhe kur të sigurohen provat e nevojshme do të bëhet kallëzim penal.
“Sa i përket hetimit është një grup, për të cilin po kryhen një sërë veprimesh hetimore, kjo është gjithçka që mund të thuhet tani për tani. Kur të kemi më shumë prova, do të bëhet kallëzim penal. Ky është aplikimi i pestë deri më tani. Tre janë në Shkup, një në Kavadar dhe një në Dellçevë. Kur të përfundojnë veprimet hetimore do të njoftohet opinioni”, tha Spasovski.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...