E ardhmja e Paqaradës në dyshim

12:35 | 30 Mars 2023
Orgesa Haziri

Mbrojtësi i Kosovës, Leart Paqarada u prezantua si lojtari më i ri i skuadrës gjermane, Koln në janar dhe pritej t’i bashkohet ekipit këtë verë.

Megjithatë transferimi i lojtarit të Kombëtares së Kosovës mund të dështojë.

Koln është dënuar nga FIFA dhe nuk ka të drejt të regjistrojë lojtarë të rinj në dy afatet e ardhshme kalimtare.

Sipas 90 min edhe pse kontrata e Paqaradës me skuadrën gjermane do të jetë e vlefshme ai nuk do të mund të luaj për skuadrën, transmeton Arbresh.info.

Koln ka bërë të ditur se do të marr masa kundër vendimit të FIFA-s.

Ky dënim ka ardhur pasi Koln akuzohet se ka bindur sllovenin, Jaka Cuber Potocnik të shkelë kontratën e tij me ish-klubin e tij NK Olimpija Ljubljana.

Paqarada tani luan te St. Pauli, por vendosi të mos e vazhdoj kontratën e cila skadon në fund të stinorit dhe nënshkroi me Koln në janar.

28-vjeçari këtë stinor ka zhvilluar 25 paraqitje me St. Pauli, ku ka arritur të shënoj një herë dhe ka dhuruar shtatë asistime./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme