Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen, të shoqëruar nga Jeeni Laakso nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Annina Peltonen nga Fondacioni për Paqe “Marti Ahtisaari”.
Krasniqi përmes një postimi në facebook ka njoftuar se me përfaqësuesit finlandez, ka biseduar për situatën politike në Kosovë, pas pranimit të marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia.
Ai tha se kjo marrëveshje, mbi të gjitha është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të kryeministrit Albin Kurti dhe nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare.
“Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kam pritur Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, të shoqëruar nga Jeeni Laakso nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Annina Peltonen nga Fondacioni për Paqe ‘Marti Ahtisaari’ (CMI). Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situatën aktuale politike, pas pranimit të propozimit evropian nga kryeministri Kurti në Bruksel dhe dakordimit për aneksin e zbatimit të tij në Ohër. Për ne, kjo marrëveshje, e cila nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse dhe që heq dorë nga njohja e ndërsjellë, është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për të përmbyllur konfliktin e ngrirë prej dekadash me Serbinë. Kjo marrëveshje, mbi të gjitha është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të kryeministrit Kurti dhe nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare. Mysafirët i falënderova për vizitën dhe mbështetjen konstante që Finlanda ka dhënë për Republikën e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi./Arbresh.info/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...