Google ADS

FFK me telegram ngushëllimi për vdekjen e futbollistit të ri, Leon Syla

09:58 | 30 Mars 2023
K.B

Mbrëmë futbolli kosovar pësoi tronditje me lajmin e vdekjes së hershme të futbollistit të 2 Korrikut, Leon Syla.

Lajmin për vdekjen e 16 vjeçarit e dha klubi, duke shprehur ngushëllime të përzemërta për familjen e talentit kosovar.

Së fundmi edhe Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar pas ngjarjes tragjike.

Ata kanë shprehur ngushëllime familjes për humbjen e futbollistit të ri.

“Telegram ngushëllimi për vdekjen e futbollistit të ri të 2 Korrikut, Leon Syla

Prishtinë, 30 mars, 2023

E nderuar Familje Syla!

Të nderuar drejtues dhe staf i FC 2 Korriku!

Me pikëllim të madh e morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të më të dashurit tuaj, futbollistit të FC 2 Korriku, Leon Syla.

Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur dhimbjen tonë për humbjen e një djaloshi të ri dhe të talentuar sikur Leoni.

Ikja e tij e hershme nga kjo botë preku zemrat e gjithsecilit në komunitetin e futbollit. Leoni ishte shembull i vërtetë luftaraku, jo vetëm në fushën e futbollit, por edhe në betejën e tij me sëmundjen e rëndë.

Sot të gjithë jemi me lot në sy dhe dhimbje në zemër, por shpresojmë që kujtimet e bukura dhe sukseset e Leonit do të jenë burim ngushëllimi dhe force për Ju për ta përballuar dhimbjen e madhe.

Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe tërë komunitetit të futbollit ju dërgojmë ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Leonin!

Me respekt,
KE i FFK-së”.

lexo edhe:

Ka ndërruar jetë në moshën 15 vjeçare futbollisti 2 Korrikut, Leon Syla

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme