Mehaj e Aliu prezantojnë dy projektet madhore që do të ndërtohen në rajonin e Gjakovës

09:48 | 30 Mars 2023
Diellza Gashi

Në konferencën e mbajtur në lidhje me shpronësimin e tokave për funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se në fshatin Babaj të Bokës FSK-ja do të bëjë operacionet e ndryshme ushtarake.

Në konferencë, Mehaj tha se tashmë mungon vetëm certifikata e pronësisë dhe ky projekt tregon se prioriteti i Qeverisë është zhvillimi i ushtrisë, sipas standardeve të NATO-s, shkruan arbresh.info.

“Aeroporti i Gjakovës po funksionalizohet për qëllime të mbrojtjes, në Babajt të Bokës do të shndërrohet në zona operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në të cilën do të ndërtohet poligonet taktike moderne sipas standardeve të NATO-së. Si të pajisemi me certifikatë pronësie si parakusht jo vetëm nga ana jonë por edhe nga partnerët tanë strategjikë. Kjo formë e bashkëpunimin në mes dy ministrive tregon qartë se prioriteti ynë është zhvillimi dhe avancimi i ushtrisë së Kosovës, që mundëson integrimin më të shpejtë në NATO”, tha Mehaj.

Me këtë aeroport, sipas Mehajt, do të rriten edhe kapacitetet trajnuese të ushtrisë së Kosovës.

“Synimi jonë është rritje e kapaciteteve trajnuese për FSK-në andaj investimet në këto dy projekte infrastrukturore do të bëhen me parterët tonë strategjikë sidomos me SHBA-në. Ky aeroport po bëhet me standarde evropiane. Bashkëpunimi i dy ministrive tregon për seriozitetin. FSK po bëhet më e kompletuar me këtë poligon. Përmes këtij aeroporti FSK po bëhet gati. FSK përveç armatimit po bëhet gati për operacionet që kudo që ka nevojë”, ka theksuar Mehaj.

Ndërsa ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka theksuar se procedura e shpronësimit të këtyre tokave gjatë vitit të kaluar kanë kushtuar nëntë milionë euro.

“Me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtje kemi bërë shpronësimin e tokave për kryerjen e sa më shpejt të këtij projekti. Procedurat për shpronësim për këto dy projektet ka qenë prioritet për ne gjatë vitit 2022 i kanë lehtësuar procedurat e shpronësimit për pronarët privat që kanë kryer pagesë. Shpronësimi dhe procedurat kanë qenë primar që të realizohet. Pagesat janë kryer prej mbi 9 milionë euro”, tha Aliu.

Mehaj po ashtu foli edhe për bazën ushtarake në Cërnushë të Mitrovicës, i cili ka tha fillimi i ndërtimit i kësaj baze nuk është anashkaluar por në prioritet ka këto dy projekte tjera.

“Cërnusha për momentin përdoret për trajnime taktike ushtarake dhe atje e kemi projektin në vijim së pari e kemi orientuar projektin përmes interesave shtetërore dhe nevojës se ushtrisë së Kosovës, nuk është që është lënë anash por për momentin jemi të orientuar në këto dy projekte të Gjakovës. Kemi kërkuar edhe prona të tjera për interesa të nevojat të ushtrisë së Kosovës”, shtoi ai/arbresh.info.

 

 

Të ngjashme