Sot do të mblidhet bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ku pritet që të miratohet shtrenjtimi i rrymës për 15 për qind.
Mbledhja e tretë e bordit ka në rend dite shtatë pika.
ZRrE më 23 mars ka marrë vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga 1 prilli i këtij viti dhe do të vazhdojë deri në mars të vitit të ardhshëm.
Më poshtë mund të shihni renditjen e pikave:
Miratimi i Rendit të Ditës;Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme;Shqyrtimi i propozimit të tarifave për Shfrytëzimin e Rrjetit të Transmetimit, Operimin e Sistemit dhe Operimin e Tregut (OST/OT) për vitin relevant tarifor 2023;Shqyrtimi i propozimit të tarifave për Shfrytëzimin e Rrjetit të Shpërndarjes (OSSh) për vitin relevant tarifor 2023;Shqyrtimi i propozimit të tarifave me pakicë për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU) për vitin relevant tarifor 2023;Shqyrtimi i raportit vjetor për vitin 2022;Të tjera./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...