Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për ambasadorin Martin Berishaj, për të cilin thotë se është zhvilluar fushatë e egër ndaj tij në Kosovë, Serbi e në Slloveni.
“Martin Berishaj e ka dhënë shpjegimin e vet dhe po e pret procesin që të kryhet. Në këtë fushatë të egër që është zhvilluar kundër Martin Berishaj në Kosovë, Serbi e në Slloveni, gjithashtu kundër kryeministrit aktual i cili e ka quajtur shpifje, shpikje këtë. Ne duhet të presim. Edhe kryeministri slloven po thotë kështu”.
Ai tutje tha se brenda kësaj fushate është edhe Serbia, e që sipas tij, Kosova nuk bën të zmbrapset tani.
“Kjo është një fushatë e madhe që po zhvillohet ku është edhe Serbia brenda, nuk bën të zmbrapsemi tash. Berishaj e ka dhënë shpjegimin e vet publikisht. Unë nuk mendoj që as s’mund t’i di, e as s’duhet të hyjë në detajet e kësaj çështjeje, përveç nëse nuk kam edhe unë dëshirë të ia plotësoj dëshirën atyre që po dojnë me mu kap dikund”, tha Kurti në Rtv Dukagjini.
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...