Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se nuk i ka ndryshuar qëndrimet në raport me të kaluarën e tij.
Kurti në RTV Dukagjini ka thënë se qëndrimet e së kaluarës kanë ndodhur në momentin kur LVV nuk kishte qenë subjekt garues në zgjedhje.
“Kur unë kam garuar në zgjedhje shumë probleme tashmë kanë qenë fakte. Nuk është e mundshme ta ndryshojë realitetin edhe nëse nuk e dua”.
Ai ka thënë se më mirë për Kosovën do të kishte qenë që ai të ishte kryeministër në vitin 2010, por sipas tij kjo më nuk mund të kthehet.
Kryeministri tha se i ka ndryshuar vetëm strategjinë derisa qëndrimet i ka të njëjta./arbresh.info/
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...