Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në konferencën për koordinimin e donatorëve për komunitetin jo shumicë, të organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës se Kryeministrit.
Kurti tha se shumëçka ka ndryshuar prej takimit të fundit, i cili është mbajtur 6 muaj më parë dhe se nga atëherë ka vazhduar tryezat me komunitetet joshumicë në Kosovë – me komunitetin kroat, goran dhe boshnjak, me përfaqësuesit e komunitetit ashkali që shënojnë ditën e flamurit të tyre dhe me mësuesit turq në shkollat e Prishtinës.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, tutje Kurti tha se dëgjohet vazhdimisht nga anëtarët e komunitetit me të cilët takohen, se sa kritike është nevoja për punësim, prandaj, shtoi ai, kemi zgjedhur si temë për sot mënyrat se si masat aktive të tregut të punës mund t’i ndihmojnë komunitetet e Kosovës.
Ai kujtoi një takim, që kishte pasur me një të ri goran nga Dragashi, baba i dy fëmijëve dhe se gruaja e tij kishte talent për artizanat dhe dëshiron të fillojë biznesin e saj, por nuk mund të gjenin fonde.
“Platforma jonë e re Superpuna ofron mundësi punësimi, ku qeveria jonë subvencionon pagat për 6 muaj për të rinjtë nga të gjitha komunitetet nga 18 deri në 25 vjeç; diçka që jam i kënaqur që kabineti im ka mundur t’i dërgojë informacion për këto mundësi atij çifti të ri të papunë nga Dragashi”, tha Kurti.
Kryeministri përmendi që janë siguruar 500 bursa për nxënës të shkollave të mesme nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian dhe 100 bursa shtesë për studentët e këtyre komuniteteve në universitetet publike, të cilët mund të bëhen mësimdhënës në të ardhmen.
Zyra për çështje të komuniteteve po ashtu ofron 5 bursa këtë vit për studentët nga komunitetet joshumicë për të studiuar në programin e ballkanistikës në kuadër të Universitetit të Prishtinës.
“Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të fituar aftësitë dhe kualifikimet që do të mundësonin punën si një prej përkthyesve shqip-serbisht me siguri të nevojshme. Qeveria jonë ka trajtuar korrupsionin dhe nepotizmin në çdo nivel dhe ne duam tu hapim dyert atyre që tradicionalisht nuk janë përfaqësuar në tregun e punës aq sa duhet”, tha kryeministri Kurti./Arbresh.info
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...