Google ADS

800 inxhinierë punojnë vetëm në kamerën e iPhone-it

08:55 | 22 Dhjetor 2015
Arbresh Info

’60 Minutes’ ka transmetuar një segment magjepës të kompanisë Apple gjatë vikendit duke ofruar prapaskenat e fshehta të kompanisë dominuese në treg. Njëri nga faktet e çmendura që ishte përmendur është numri i madh prej 800 njerëz që punojnë vetëm në kamerën e telefonave të mençur iPhone.

Apple është njëra nga kompanitë më të mëdha në botë dhe  iPhone është produkti që kompania fiton më së shumti, ndërsa kamera e pajisjes është funksioni më i përdorur në këtë telefon të mençur, transmeton arbresh.info. Pra, ka kuptim të madh pse kompania Apple i dedikon 800 inxhinierë dhe specialistë për të bërë kamerën sa më të përsosur./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme