Google ADS

Rifat Latifi nuk i ndahet shëndetësisë së Kosovës

11:32 | 29 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Ish-ministri i shëndetësisë Dr. Rifat Latifi ka kërkuar që të gjithë kirurgët e Kosovës të angazhohen më shumë për ta quar përpara misionin dhe transformimin e kirurgjisë. Këtë e tha ai në kuadër të takimit të Kolegjt të Kirurgëve të Kosovës ku u mblodhën Komitetet Profesionale, e ku u diskutuan shumë çështje që kanë të bëjnë me punën, aktivitetet dhe për planet në të ardhmen.

Në këtë takim, Latifi, foli për vizionin, misionin, anëtarësinë, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe objektivat e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, gjithmonë duke u bazuar në Kolegjin e Kirurgëve Amerikan-ACS Committees.

Ai kërkoi nga kryetarët dhe anëtarët e të gjitha Komiteteve Profesionale që të përgatisin paraprakisht programet duke përfshirë edhe ligjëruesit, për Kongresin e Katërt Klinik -2024, dhe po ashtu në Komitete të ftohen njerëz entuziast, nga vendi dhe diaspora në mënyrë që të zgjerohet hapësira për të gjithë ata që dëshirojnë transformimin e kirurgjisë së Kosovës.

Çështje më rëndësi që u diskutua në këtë takim ishte edhe ndërtimi i ndërtesës së Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, pasi që sipas tyre, infrastruktura për punë në këtë fushe mungon shumë.

Latifi theksoi se prioritet i tij është ndërtimi i ndërtesës që përveç pjesës së nevojshme administrative do të ketë Qendrën për Hulumtime Shkencore dhe edukim profesional përmes laboratorëve eksperimental dhe simulativ.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Dr. Sadik Llullaku, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, angazhimin e tyre funksionalizimin e komiteteve dhe për prezantimin e ideve të tyre për aktivitete e ardhshme të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës përbëhet përmes 18 Komiteteve Profesionale, që funksionojnë nën ombrellën e Kolegjit që të gjitha kanë misione të ndryshme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme