Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në lansimin e projektit “Përafrimin e ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambolli”.
Konventa e Stambollit e hartuar nga Këshilli i Evropës parasheh parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave e cila në Kosovë është duke punuar që nga viti 2016.
Kurti në fjalën e tij të rastit tha se Këshilli i Evropës është një institucion që po aspirojmë të anëtarësohemi sepse sipas tij, vendi ynë kultivon vlera të njeriut.
“Në maj, bëhet 12 vite nga Konventa e Stambollit për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe familjes e cila në shtator 2020 është bërë pjesë e Kushtetueses së Republikës së Kosovës. Ne si Qeveri kemi marrë përsipër obligimet që parasheh Konventa e Stambollit, po angazhohemi maksimalisht që të zbatojmë në përpikëri hapat dhe masat që kërkohen nga në dhe ky angazhim i yni mbështetet në një synim të thjeshtë që asnjë grua të mos jetoj me frikën e dhunës e që çdo vajzë të rritet duke u ndjerë e sigurt”, u shpreh Kurti, shkruan Arbresh.info.
Tutje, i pari i ekzekutivit kosovar shtoi se obligimet nga konventa janë edhe thirrje për të bashkëpunuar mes nesh për parandalim nga dhuna, mbrojtje nga dhuna, ndjekje penale të autorëve dhe politika të integruara.
Si përgjigje ndaj dhunës, institucionet tona e kanë përmirësuar dukshëm kornizën ligjore me ndryshimet e fundit të përqafimit të Konventës së Stambollit. Në këtë drejtim kemi miratuar strategjinë nacionale kundër dhunës në familje, që ka për synim identifikimin e hershëm dhe parandalimin e dhunës, harmonizimin e politikave publike me standarde ndërkombëtare, fuqizimin e bashkëpunimin për mbrojtje të viktimave si dhe rehabilitimin dhe ri integrimin e qëndrueshëm të të mbiu jetuarave të dhunës, si dhe kemi mundësuar ndihmë juridike falas, pavarësisht situatës ekonomike”, deklaroi Kurti./Arbresh.info
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...