Google ADS

Hidhet nga kati i pestë, humb jetën 85-vjeçari në Korçë

10:22 | 29 Mars 2023
A. B.

Një 85-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës pasi është hedhur nga kati i pestë i banesës së tij. Ai u transportua me urgjencë në gjendje të rëndë por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja ka ndodhur këtë të mërkurë, në lagjen numër tre në Korçë.

Skënder Muçollari ka tentuar edhe më herët të vetëvritet. Në momentin e ngjarjes 85-vjeçari ka qenë vetëm në banesë.

Mësohet se ai vuante nga skleroza. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme