Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është nisur sot drejt Britanisë së Madhe, ku do të qëndrojë për një vizitë dy ditore në Londër.
Kështu ka njoftuar Lajçak përmes një postimi në Twitter, i cili shtoi se në Londër do të shkojë për dy ditë konsultimesh mbi dialogun Kosovë-Serbi.
Kjo vizitë e tij vjen pas një dite intensive në Berlin.
“Pas një dite intensive dje në Berlin, të mbushur me takime në Kancelarinë, Ministrinë e Jashtme Federale dhe Bundestag, tani po shkoj në Londër për dy ditë konsultimesh mbi Dialogun”, shkroi Lajçak./Arbresh.info/
After an intense day in Berlin 🇩🇪 yesterday filled with meetings at the Chancellery, the Federal Foreign Office and Bundestag, I’m now heading to London 🇬🇧 for two days of consultations on the Dialogue. pic.twitter.com/TEKPs1Z5dG
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 29, 2023
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga