Ndonësë para pak ditësh u raportua se janë vajzat ato që kryesojnë në universitete të Kosovës, në vitin 2022/23, 586 vajza nuk u regjistruan në klasën e 10-të.
Edona Kutleshi – Maliqaj, këshilltare për media në ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), një një intervistë për Grazeta, ka krahasuar këto shifra me vitin paraprak 2021.
“Sipas të dhënave të raportuara në Sistemin e Menaxhimit të Informatave në Arsim, në vitin shkollor 2021/22 i kishim 11739 vajza në klasën e 9-të në arsimin publik dhe privat, ndërkaq në vitin vijues 2022/23 i kemi 11153 vajza të regjistruara në klasën e 10-të të arsimit të mesëm të lartë. I bie 586 më pak.”
Tutje, Kutleshi-Maliqaj, ka shtuar se ndër arsyet e kësaj dukurie është edhe migrimi.
“Prej tyre janë të raportuara 39 që kanë dalë jashtë vendit dhe 6 vajza që kanë braktisë shkollimin në klasën e 9 dhe për 541 vajza që pasi e kanë mbaruar klasën e 9 nuk dihet nëse kanë migruar apo nuk kanë dashur të regjistrohen në klasën e dhjetë, sepse kjo e dhënë nuk raportohet në MASHTI”, thotë ajo.
Së fundmi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës u raportua se 58,2% femra ndjekin arsimin e lartë në nivelin Bachelor.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...