Ministri Murati dhe ambasadori turk Angili diskutojnë për bashkëpunim

13:56 | 28 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Ministri Murati i uroi mirëseardhje ambasadorit në Kosovë, duke potencuar marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Ambasadori Angili u shpreh falënderues për ndihmën dhe solidaritetin e shtetit të Kosovës ndaj popullit turk në rastin e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë.

Gjatë takimit Ministri potencoi se Republika e Kosovës ka kapacitet të thellojë bashkëpunimin e shkëlqyer që ka me Turqinë, në fusha me interes për të dyja vendet. Ambasadori Angili, në anën e tij, shprehu gatishmëri për thellimin e këtij bashkëpunimi./Arbresh.info/

Postimi i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme