Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku ia ka ndarë mirënjohje të martën guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur gjatë pesë viteve të fundit me Bankën Qendrore të Kosovës si dhe më Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës dhe më pas me Byronë Kosovare të Sigurimit.
Drejtori Mazreku gjatë ndarjes së mirënjohjen së emër të drejtorëve të kompanive të sigurimit, por edhe në emër të aksionareve ka falënderuar guvernatorin Mehmeti për angazhimin që ka pasur ky në reformimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurimeve.
Mazreku më tutje ka thënë se gjatë marrjes së mandatit të guvernatorit tregu i sigurimeve ishte ne gjendje krejtësisht tjetër, deri sa në përfundim të mandatit tregu i sigurimeve në vend është i njëjtë sikurse në shtete të zhvilluara Evropiane./Arbresh.info/
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...